Receta gatimesh
  • Receta gatimesh
  • Receta shqiptare
  • Antipasta
  • Mish e peshk
  • Embelsira
  • Pije drinks
  • Makarona e Risoto

Receta Gatimesh

Keshilla dhe receta gatimi per nje tryeze te pasur ne cdo vakt e stine.

Button Text

Receta gatimesh?

Receta gatimesh te cdo lloj shijeje dhe qe gatuhen lehte.
Lexoni pershkrimin, dhe shikoni videot se si gatuhen.
Na vizitojne cdo dite.
Sofa 2014 Image Banner 180 x 150

Tave kosi   

Picture
  • Perberesit:
  • 1 filxhan oriz 
  •  5 gota kos -
  •  4 kokrra veze
  • 3 gota miell -
  • 1 kg mish qengji
  •  3 luge gjalp

Pergatitja:
Pjekim mishin ne tave me pak uje pastaj e zverdhim miellin me gjalp dhe i hedhim lengun e mishit duke e perziere. Ne ene hedhim kosin me vezet e rrahura i perzijme nderkohe lyejme tepsine me gjalp, hedhim orizin, veme ne tave felat e mishit dhe persiper i hedhim masen e pergatitur. Ne fund i hedhim siper pak gjalp. E pjekim ne temprature 250 grade. Kjo recete gatimi shijon shume ne ditet e ftohta te dimrit.

Tagliatelle me patellxhan


Risotto me salcice dhe brokoli

Picture
Përbërësit:
-Salsiçe 70 gr
-Oriz 100 gr
-Brokoli
-Qepe e njome
-Vaj ulliri
-Parmexhan




Pregatitja:
Per kete recete gatimi vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri, dhe skuqim salsiçen, qepën e njomë dhe më pas brokolin. Në një enë tjetër pregatisim rizoton në mënyrën tradicionale. Pasi kanë marrë ngjyrën e duhur shtojmë rizoton dhe mbi to shtojmë pak bulion perimesh. Në fund shtojmë dhe 2-3 kubike me gjalpë të freskët. E servirim të ngrohtë me pak parmixhan të grirë sipër. Ben pjese tek ato receta gatimesh qe i le pa fjale miqte e shtepise. 

Pica me sardele

Picture
Përbërësit:
500g miell
domate
1 kokerr veze
djathe kackavall
maja buke, ullinj,
sardele,
majdanoz
qepe te njoma,


Pergatitja:
Per pregaditjen e brumit duhen 500g miell, 1kokerr veze, maja dhe uje. Ndersa per masen duhet qepet e grira i vendosim ne tigan te skuqen presim dhe ullinjte dhe i shtojme tek qepa pasi te jete skuqur. Me pas shtojme sardelet, domatet e prera  holle dhe djathin kackavall dhe i trazojme te gjitha se bashku. Brumin e pregatitur e leme te vije per gjysem ore dhe e ndajme ne 2 pjese me te cilat bejme 2 peta. Ne mes te petave hedhim masen pregatitur dhe bashkojme cepat ne menyre qe te mos dali, gjella e fusim ne furre ne temperature 200g derisa te skuqet. Ju befte mire tani jane gati.


Akullore me coko

Picture
Përbërsit:
100 g cokollat
120 gr.sheqer
6 të verdha veze
3/4 l qumesht





Pergatitja.
Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash.

Midhje sote

Picture

Përbërësit:
- 2 kg. midhje
- 2 tufa majdanoz
- 4 thelpinj udhra
-1/2filxhan konjak 
-  kriipe,
- 1 filxhan vaj ulliri
- 1 spec djegës.

Pergatitja:
Midhjet pasi të lahen, i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta. Ndërkohë, në një enë tjetër (tenxhere) hedhim dy filxhanët me vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës, që duhet të jenë të shtypur mirë. Vazhdojmë duke hedhur majdanozin e grirë hollë-hollë, specin dhe kripën. I lëmë përbërësit në zjarr derisa uji të fillojë të valojë. Pasi midhjet i kemi hequr nga zierja, i marrim dhe i hedhim në përgatitjen me vaj, ku i le më 5-10 minuta me kapak të mbyllur. Nuk duhen lënë më shumë se 10 minuta. Përpara se ti heqim, hedhim konjakun, që të marrë aromë të mirë.Në vetvete midhjet lëshojnë një lëng shumë të shijshëm e të ushqyeshëm, i cili mund të konsumohet me bukë të thekur. Keto receta gatimesh shtojne kenaqesine e te ngrenit dhe ju heqin stresin. Ju befte mire.

Alice 7 ADSL flat, online risparmi di piu'
L'ADSL di Telecom Italia

Supe me karkaleca

Picture
Perberesit:
250 gr karkaleca, piper i zi, 1 karrote,
1 gjethe dafine
1 domate te vogel
1 qepe te vogel, 20 gr gjalp, 1 dege selino 1 thelb hudher, 1 gote vere te bardhe, vaj ulliri, majdanoz, miell,  xhinxheri,

Pergatitja:
Ne tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhren, qepen, karroten, selinon dhe domaten te prera ne kubik ndersa hudhren e grire holle. Shtojme levoret dhe kokat e karkalecave te cilat i kemi qeruar dhe i shuajme me 1 gote vere te bardhe. E leme derisa vera te avulloje dhe shtojme 250ml uje, nje gjethe dafine dhe i gatuajme ne zjarr te moderuar per gjysme ore. E filtrojme te gjithe perberjen dhe e leme ne nje ane. Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin dhe shtojme pak miell duke e perzier shpejt ne menyre qe te mos formohen kokrriza. E shuajme me pak vere te bardhe dhe shtojme lengun te cilin e kemi filtruar me siper. Ne kete moment, marrim karkalecat dhe i hedhim brenda ne tigan. I gatuajme te gjitha per rreth 15 minuta ne zjarr te avashte duke e perziere here pas here. E servirim supen ne dy tava balte te shoqeruar nga kubik buke te thekura, pak vaj ulliri dhe disa gjethe majdanoz. Keto receta gatimesh jane te thjeshta e nuk kerkojne shume kohe per ti gatuar. Shijim te kendshem.

Speca te mbushur

Picture
Përbërësit
6 speca,
4patate. 200 g domate, 50 g oriz, 4 qepë, 2 karota, piper dhe ereza,  200 ml vaj

Përgatitja
Specave të larë ua hiqni farat dhe i përgatitni për mbushje. Në vajin e ngrohur i fërgoni qepët e grira imët. Kur të zbuten pak, ia shtoni karotën dhe patatet e prera në forma katrore dhe i fërgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujë dhe e zini derisa të zbuten perimet. E përzini edhe orizin e zier dhe filtruar më parë, si dhe domatet e qëruara dhe të prera në forma katrore. Ia shtoni erëzat dhe biberin. Me këtë përzierje i mbushni specat, i radhisni në një enë paksa më të thellë, shtoni ujë dhe i zini në temperaturë të ulët. Kur gjysma e ujit të jetë avulluar, specat i vendosni në furrën e ngrohur dhe i piqni për 40 minuta.

ADSL flat con telefonate illimitate a 0 Cent

Cokollate e nxehte

Picture
Perberesit:
1 luge kakao, 2 luge sheqer
1 luge miell,  250 qumesht
 kanelle, 1/2luge  gjalp

Pergatitja:
Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise ne anet e enes. E leme  10 minuta ne zjarr.

Powered by Create your own unique website with customizable templates.