Perberesit: Per brumin: 300gr miell, 20gr maje birre, rreth ½ gote uje te ngrohte, 2 luge vaj luledielli, pak kripe Per mbushjen: 200gr mocarela, 300gr domate te pjekura mire, 2 luge vaj ulliri, 1 tufe borzilok kripe, piper. Pergatitja e brumit: Hedhim miellin ne nje tas duke hapur nje grope ne mes. Shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe majen e birres te tretur ne ujin e ngrohte. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase homogjene dhe te mund te shkeputet nga duart. Me te formojme nje sfere te madhe te cilen do ta leme te fryhet per rreth dy ore. Pregatitja e mbushjes: I vendosim domatet per pak minuta ne uje te valuar ne menyre qe ti hiqet lehte lekura. I qerojme, i heqim farat, i presim ne copa te vogla dhe i gatuajme per pak minuta ne zjarr te forte ne nje tigan pa vaj sa te avulloj uji i tepert. I vendosim ne nje tas dhe i leme te ftohen. Pasi jane ftohur shtojme mocarelen e prere ne kubik, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripe, pak piper dhe i perziejme te gjitha bashke. Kur brumi te jete fryre e vendosim ne tavolinen e punes dhe formojme nje pete 4-5 mm te trashe nga e cila nxjerrim shume disqe me diameter rreth 10 cm (me ndihmen e nje gote). Vendosim siper cdo disku nje luge te vogel nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar nje gjysme hene. Shtypim anet me ane te nje piruni apo me gishta ne menyre mbushja te mos dal jashte.I leme Panceroti-t perseri te fryhen per rreth 90 minuta dhe me pas i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te arte. I vendosim siper nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine ne menyre qe te heqim vajin e tepert dhe i servirim te ngrohta.