Receta gatimesh
  • Receta gatimesh
  • Receta shqiptare
  • Antipasta
  • Mish e peshk
  • Embelsira
  • Pije drinks
  • Makarona e Risoto

Japrake

Picture
Perberesit:
12 gjethe rrushi
250gr oriz kokerrumbullaket
200ml vaj ulliri
1 qepe mesatare
1 limon te shtrydhur
1 luge te vogel mente
1 luge te vogel koper
1 luge majdanoz
   piper

Pergatitja:
Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i veme ne uje te nxehte disa sekonda per tu zbutur. I heqim nga uji duke i kulluar dhe i vendosim ne tavolinen e punes. Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen e prere holle derisa te marre nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen, pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte, i leme te ziejne per rreth 10 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet. Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba. E mbyllim gjethen fillimisht anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja. Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me leng limoni. E mbyllim me nje kapak dhe e fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore e gjysme. I servirim te ftohta.

Byrek turk me djath

Picture
Perberesit per 18 byrek
1 pako peta byreku (6 cope)
400gr djath kremoz
2 luge majdanoz ose koper
kripe
piper
vaj per skuqje



Per mbushjen:
Perziejme djathin kremoz me majdanozin ose kopren dhe e
rregullojme me pak kripe e piper. Nderkohe pregatisim byreket: Marrim nje pete byreku, e sperkasim me pak uje dhe e ndajme ne tre pjese duke formuar tre drejtekendesha te njejte. Vendosim ne anen e secilit drejtkendesh pak nga mbushja e mesiperme, mbyllim fillimisht anet ne gjatesi dhe me pas e rrotullojme rreth vetes per te perftuar nje rolè.
Lagim me uje anet e byrekut qe te ngjiten me njera tjetren ne menyre qe mbushja te mos dale jashte dhe i skuqim ne vaj te nxehte per pak minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I vendosim byreket e skuqur ne nje pjate ku kemi shtruar letra kuzhine per t’i thithur te gjithe vajin e tepert. I konsumojme te nxehte ose te ngrohte shoqeruara me salca te ndryshme. Per nje variant me me pak kalori, mund ti pjekim byreket ne furre per pak minuta derisa te fryhen dhe me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Qofte me gjize dhe lulelaker

Picture
Perberesit:
-300gr gjize dele ose lope
-350gr lulelaker
-1 veze
-2 luge djath kackavall te grire
-galete
-kripe, piper
- vaj ulliri


Pergatitja:
Ziejme ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te vogla derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke me vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj, e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis tyre. Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohta.

Qofte me gjize e salce domatesh

Picture
Perberesit:
350gr gjize dele
140gr tul buke
2 veze, 1 thelb hudher
100gr kackavall te grire
 majdanoz, piper, kripe
Per salcen
750ml salce domatesh
5 luge vaj ulliri 1 thelb hudher, kripe
Pergatitja:
Therrmojme 140gr buke me duar ose me ndihmen e nje mikseri, e vendosim ne nje tas te thelle bashke me gjizen e deles, vezet, thelbin e hudhres se shtypur, djathin kackavall te grire, majdanozin dhe pak piper. I perziejme te gjithe keta perberes bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur, me pas e provojme per kripe dhe i shtojme aq sa nevojitet.Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe thelbin e hudhres se shtypur (te cilin e leme derisa te marre nje ngjyre te arte dhe me pas e heqim nga vaji), shtojme salcen e domateve, pak kripe dhe i ziejme te gjitha bashke ne zjarr te avashem. Lyejme duart me pak vaj ulliri dhe formojme disa sfera te vogla sa nje arre me masen e perftuar te cilat i hedhim ne salcen qe eshte duke zjere. I leme te ziejne edhe per 10
minuta dhe me pas i heqim nga zjarri dhe i servirim menjehere.

Patate me rigon

Picture
Perberesit:
per 4 persona
800gr patate
2 domate
1 qepe te vogel
6 luge vaj ulliri
1 thelb hudher
kripe, rigon, piper, kackavall
Pergatitja:
Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere. Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grire holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr ne flake te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen. Ne momentin e fundit, i hedhim pak djath kackavall te grire. Ju befte mire

Patate furre

Picture
Perberesit per 4 persona
1kg patate
2 thelbinj hudher
2 dege rozmarine ose sherebel
vaj ulliri
kripe



Pergatitja:
Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore. Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne nje tenxhere me uje te vluar. I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe. Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte. I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200grade celcius per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.

Jani Berati me spinaq

Picture

Përbërësit:
1 kg gjoks viçi, 1 kg spinaq, 2 kokë qepë, 4 qepë të njoma, 1 lugë miell,
1 lugë erëza të përziera, 1 lugë piper i kuq, kripe,  piper i zi.

Pergatitja:
Mishin e presim në kube si për gullash dhe e ziejmë në tenxhere me ujë të mbuluar në kapak. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj, pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë spinaqin e prerë në copë të imëta dhe qepën e njomë të grirë. Hedhim kripë, një lugë erëza të përziera, piper të zi, piper të kuq dhe një lugë miell. Në tigan e shtojmë mishin e zier, bashkë me ujin. E lëmë të ziejë edhe një kohë të shkurtër. Janinë e Beratit me spinaq e nxjerrim nga tigani dhe e vëmë në enë të thellë. Ju befte mire

ADSL flat con telefonate illimitate a 0 Cent
Powered by Create your own unique website with customizable templates.