Receta gatimesh
  • Receta gatimesh
  • Receta shqiptare
  • Antipasta
  • Mish e peshk
  • Embelsira
  • Pije drinks
  • Makarona e Risoto
L'ADSL di Telecom Italia
L'ADSL di Telecom Italia
L'ADSL di Telecom Italia
Advertisement
Advertisement

Spageti te gustatorit

Picture
Perberesit:
250gr makarona spageti
15gr kerpudha te thata
250gr midhje me guacke
150gr karkaleca
50gr peshk ton  vaj
25gr gjalp, kripe
2 domate te pjekura
1 thelb hudher
1 luge majdanoz te grire
Pergatitja:
Ne nje ene te vogel me uje te ngrohte vendosim kerpudhat e thata dhe i leme ne kete, menyre per rreth gjysme ore. Lajme mire midhjet me guacke dhe i leme te hapen ne tigan me pak gjalp ne zjarr te forte per disa minuta. Ndajme tulin nga guacka dhe lengun qe kane leshuar e kalojme ne nje kulluese per ta filtruar dhe e spostojme ne nje tenxhere ku kemi hedhur pak uje. Ne te ziejme karkalecat per rreth 5 minuta, i heqim levozhgen dhe i bashkojme me midhjet duke e lene gjithmone lengun ne nje ane. Ne nje tigan te madh skuqim thelbin e hudhres te shtypur, shtojme kerpudhat e prera ne copa duke i lene te marrin shije per disa minuta. Heqim hudhren, shtojme domatet e prera ne kubik dhe pak nga pak lengun e midhjeve dhe te karkalecave. Kur salca te jete trashur, shtojme peshkun ton nen vaj, midhjet, karkalecat dhe i rregullojme me pak kripe dhe piper sipas deshires. Nderkohe ziejme makaronat spageti ne uje te kripur, i kullojme dhe i transferojme ne tiganin ku kemi pregatitur salcen duke i speratura me pak majdanoz te grire.

Rizoto me fruta deti

Picture
Perberesit per 4 persona
1liter leng i pregatitur me peshk
ose me koncentrate peshku apo perimesh
1 gote vere te bardhe
400gr oriz per rizoto
200gr karkaleca 400gr midhje
400gr vongole 400gr kallamar 
1 karrote te vogel, 1 selinò
1 luge gjelle majdanoz, 1 thelb hudher
1 qepe mesatare, vaj ulliri, kripe, piper
Pergatitja:
Per gatimin e midhjeve dhe vongole, Marrim dy tenxhere te thella dhe ne njeren hedhim vongolet ne tjetren midhjet. I mbulojme me kapak dhe i gatuajme ne zjarr te forte derisa guckat e te dy molusqeve te hapen (zakonisht nevojiten 5-7 minuta). Kur te jene gati, fikim zjarrin dhe filtrojme lengun e tyre me ane te nje kulluese duke e bashkuar me lengun e koncentrates apo te peshkut. Ne kete pike heqim levozhgen e midhjeve dhe vongole duke mbajtur menjane disa prej tyre te plota te cilat do te na sherbejne per zbukurimin e pjates perfundimtare. Me pas gatuajme kallamaret; presim selinon dhe karroten shume holle dhe i kaverdisim ne vaj ulliri bashke me hudhren e shtypur (te cilen do ta eleminojme ne fund). Shtojme kallamaret, i shuajme me gjysme gote vere te bardhe dhe i leme te gatuhen derisa te jene zbutur duke i shtuar ndonje garuzhde leng. Nderkohe pregatisim orizin; ne nje tenxhere te thelle kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere holle ne zjarr shume te ulet. Kur qepa te jete bere transparente, shtojme orizin per rizoto dhe e shuajme me gjysme gote vere te bardhe. Kur kjo te kete avulluar, shtojme pak nga pak lengun e molusqeve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te gatuhet derisa orizi te jete gati. Orizit tashme te pregatitur, i shtojme kallamaret, karkalecat, midhjet, vongolet, majdanozin e grire dhe e leme ne zjarr te avashem edhe per 5 minuta te tjera duke i perziere here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde leng peshku. E leme te pushoje rizoton per disa minuta ne zjarr te fikur dhe e servirim neper pjata duke e zbukuruar me ndonje midhje apo vongole me guacke.

Spageti carbonara

Picture
Perberesit:

350gr Spaghetti
4 te verdha vezesh
150gr pançeta te tymosur
2 luge vaj ulliri
djath kaçkavall dele
kripe, piper




Pergatitja:
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me uje pak te kripur dhe ziejme spaghetti-t. Nderkohe ne nje tigan hedhim 2 luge vaj ulliri dhe skuqim pançeten e prere ne kubike,derisa te behen paksa krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet. Ne nje ene qelqi rrahim te verdhat e vezeve me djathin e deles, shtojme piper sipas deshires dhe ne momentin e fundit (perpara se ti bashkojme me makaronat) shtojme pançeten e skuqur. Kullojme makaronat dhe i hedhim ne enen e qelqit duke i perzjere mire me salcen e pregatitur me siper. I servirim te ngrohta duke i hedhur siper pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.

Makarona me salcice

Picture
  • Perberesit
  • 500 gr makarona
  • 1 kokë qepë,
  • 1/2 kg salçiçe,
  • ½ kg kërpudha,
  • 100 gr parmezan,
  • 400 ml verë e bardh dhe,
  • 200 ml salcë domatesh.


Përgatitja:

Në ujin e valuar në tenxhere në zjarr hedhim kripë dhe në të i ziejmë makaronat. Makaronat e ziera i derdhim në kullojës dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Pasi skuqet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera. Salçiçet i presim në gjysmërrathë të hollë. Pasi avullon lëngu, në tigan i shtojmë salsiçet e prera. Pastaj, e shtojmë salcën e domates dhe verën e bardhë. Hedhim kripë dhe piper të zi. Pas 5 minuta kaurdisje, e heqim tiganin nga zjarri.Hedhim kripë në tavën e qeramikës dhe në të i vëmë makaronat e kulluara. Sipër e hedhim masën nga tigani dhe parmezanin. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Rizoto me salcice e brokoli

Picture
Përbërësit :
-Salsiçe 70 gr
-Oriz 100 gr
-Brokoli
-Qepe e njome
-Vaj ulliri
-Parmexhan



Pregatitja:
Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri, dhe skuqim salsiçen, qepën e njomë dhe më pas brokolin. Në një enë tjetër pregatisim rizoton në mënyrën tradicionale. Pasi kanë marrë ngjyrën e duhur shtojmë rizoton dhe mbi to shtojmë pak bulion perimesh. Në fund shtojmë dhe 2-3 kubike me gjalpë të freskët. E servirim të ngrohtë me pak parmixhan të grirë sipër. Ju befte mire


Rizoto me perime e fileto peshku

Picture
Perberesit:
3- kunguj,
6- qepe te njoma,
1- spec i kuq i grire holle,
4- patllixhane.
1/2 kg oriz




Pergatitja:
Te gjitha perimet pritini ne forme kubash te vegjel pasi ti keni gatuar ne zgare.Per cdo person nga nje fileto. Skuqini duke i perzier me miell galete perpara,do te behen shume me te shijshme. Nese deshironi  per filetot e peshkut dhe pilafin me perime, mund te pergatisni salce beshamel te cilen perzieni me shafran. Ne fund  perzieni rizoton me perimet e pjekura ne zgare dhe siper vendosini filetot se bashku me beshamelen. Ju befte mire

Rizoto milanez

Picture
Perberesit per 4 persona

400 gr oriz per rizoto
100 gr gjalp
150 gr djath kackavall
1 liter leng mishi
1/2 gote vere te bardhe
1 qepe te vogel
1 bustine shafran

Pergatitja:
Fillimisht vendosim lengun e mishit te zieje ne nje tenxhere te cilen duhet ta mbajme gjithmone ne vlim. Ne mungese te tij, mund te perdorim 2 kuba koncentrate vici te cilat i kemi shkrire ne 1 liter uje. Ne nje tigan te madh kaurdisim qepen e grire holle me gjysmen e gjalpit (gjalpi duhet vetem te shkrije dhe jo te skuqet) ne zjarr te avashem duke i perziere here pas here me nje luge druri. Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen derisa ai ta kete thithur komplet gjalpin. Pas kesaj, ne zjarr te forte, e shuajme perberjen me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje plotesisht. Shtojme dy garuzhde leng mishi, e perziejme dhe e leme derisa orizi ta kete thithur komplet, pas kesaj shtojme 2 garuzhde te tjera e keshtu me rradhe derisa te perfundoje koha e gatimit. Ne gjysmen e kesaj kohe, tresim shafranin ne pak leng mishi dhe ia shtojme orizit duke e perziere mire ne menyre qe ai te “ngjyroset” uniforme. Kur orizi te kete arritur butesine e deshiruara, e heqim nga zjarri, e sperkasim me djathin grana te grire dhe i shtojme pjesen tjeter te gjalpit. Perapara se ta servirim neper pjata, eshte mire ta leme te pushoje per rreth 5 minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe te marre shije.

Flutura me salcice,  kungull e djath pice

Picture
Perberesit:
300 gr makarona flutur
400 gr kungull
100 gr salcice
4 feta djath pice
20 gr gjalp
kripe, piper



Pergatitja:
Presim tulin e kungullit te lare dhe te pastruar ne kubik te vegjel te cilet i veme te kaurdisen ne nje tigan me pak gjalp dhe sherebel. I rregullojme me kripe dhe piper sipas deshires, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te zbuten ne zjarr te avashem duke i perziere here pas here. Ne nje tenxhere me uje te kripur, ziejme makaronat dhe nderkohe skuqim salcicen e prere ne copeza ne nje tigan te vogel pa i shtuar yndyre (salcicia do te skuqet me yndyren qe leshon).Kur kungulli te jete gatuar plotesisht, e shtypim pak me pirun derisa te formohet nje lloje pureje, i shtojme salcicen, djathin e shkrire ne copa dhe se fundi makaronat qe i kemi kulluar. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe e sherbejme kete pjate duke e sperkatur me djath te grire apo sherebel.

Powered by Create your own unique website with customizable templates.