Receta gatimesh
  • Receta gatimesh
  • Receta shqiptare
  • Antipasta
  • Mish e peshk
  • Embelsira
  • Pije drinks
  • Makarona e Risoto

Akullore me cokollate

Picture
Përbërsit:
100 g cokollate
120 gr.sheqer,
6 të verdha veze
3/4 L qumesht
Përgatitja:
Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.

02. Logo
02. Logo

Role me oblland

Picture
Përbërsit :
-2 obllanda
-250 gr.biskota te grira
-300 gr sheqerka zhelle
-500 gr. sheqer pluhur
-1 limon, 200 ml.uje
-2 pako zhelatin


Përgaditja :
Obllanden e mbeshtjellim me nje lecke te lagur Ne enen per perzierje e hedhim ujin,zhelatinen dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser ,ne ene e hedhim edhe lengun e nje gjysem limoni.Gjysmen e biskotave te grira e hedhim ne ene dhe e perziejme me luge .Pastaj ne ene per perzierje i veme sheqerkat te prera ne copa te vogla ,perziejme me luge dhe i shtojme biskotat e mbetura.Masen e leme per nje kohe qe biskotat ta mpijne lengun.. E heqim lecken nga ana e siperme e obllandes dhe mbi oblland veme nga kremi,me ndihmen e leckes obllanden e mbeshtjellim ne forme roleje,te njejten gje e bejme edhe me obllanden e dyte .Rolen e leme te shtrengohet ,me thike,e presim ne copa me trashesi prej 1cm .

Tiramisu me fruta pylli

Picture
Perberesit per 8 persona
Per salcen me fruta pylli:- 500 gr fruta pylli te fresketa
- 100 gr sheqer, - 150 gr uje
Per kremin e Tiramisù-se
400 gr biskota savoiardi, - 500 gr krem maskarpone
- 100 gr sheqer, 1 bustine vanilje, - 5 veze mesatare, pak kripe
- 2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
- kakao pluhur ose copeza cokollate
Pergatitja:
Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane. Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se. Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purène e frutave te pyllit dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre embelsira jone eshte gati per tu servirur.

ADSL, Linea Base inclusa e Chiamate senza limiti
Powered by Create your own unique website with customizable templates.